Typografi
  • Me tvogla Tvogla Mesme Medha Me tmdha
  • Standart Helvetica Segoe Georgia Times

Këngëtarja e njohur shkupjane, Adelina Tahiri, krahas projekteve muzikore që po përgatit, duket se ka ambicie edhe për politikë. Dy shimet e 
para se ajo mund të inkuadrohet si shumë kolege të saja në qarqet politike, vijnë pasi siguruam foto nga një konferencë e përbashkët e ministrit të Arsimit dhe Shkencës të Maqedonisë, Spiro Ristovski dhe zëvendësit të tij, Safet Neziri.Konferenca e shtypit në të cilën merrte pjesë edhe këngëtarja e njohur Tahiri, kishte të bënte me vetëdijësimin e studentëve se si të arrijnë deri te bursat për studime që japin institucionet e ndry shme. 


"Sot, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në bashkëpunim me Ambasadën e Zvicrës dhe OSBE, promovuan projektin ‘Ndërtojmë ura’. U mundësohet nxënësve dhe shkollave me projekte të ndry shme bashkëpunimi mes ty re, që të arrijnë deri te grantet, të cilat i sigurojnë institucionet e lartpërmendura ndërkombëtare’’, thuhet në komunikatën për shtyp lëshuar nga Ministria, ndërkohë që për Adelinën mund të jenë edhe ambiciet e para që një ditë të mund ta shohim edhe atë në politikë. Ndërkohë, ne mësojmë se tezja e saj ka qenë deputete në disa legjislatura.