Anmelden Registrieren

Identifikimi

Perdorni menyrat e tjera per identifikim
Apo ientifikohuni mes Gjirollogaris
Me kujto

Krijo nje gjirollogari

Rradhet me nje (*) jane te domososhme.
Emri (*)
Email (*)
Konfirmo email (*)
Fjala Kaluese (*)
Konfirmo fjalen kaluese (*)
Captcha (*)
22
Mer, Jan

Typografi
  • Me tvogla Tvogla Mesme Medha Me tmdha
  • Standart Helvetica Segoe Georgia Times

Është padyshim një ndër emrat më të suksesshëm të skenës sonë. E ky sukses padyshim se është pjesë e punës së palodhshme e të rejave të njëpasnjëshme që publiku gjithmonë i ka mirëpritur. Bëhet fjalë për Leonora Jakupin e cila krahas angazhimeve të shumta aktuale, ka treguar se së shpejti do të vijë me një këngë të re. “Sapo kam përfunduar incizimin e një këngë.

 

Është një baladë të cilën e kam punuar me Aida Barakun e Armend Rexhepagiqin dhe shumë shpejt do të jetë në duart e publikut”, ka thënë Leonora e cila ka dashur që titulli i këngës e imtësitë rreth saj të mbeten befasi për publikun. Ndërkaq ka treguar se klipin për këtë baladë do të filloj ta xhiroj javën e ardhshme, këngëtarja e dashur e shumë shqiptarëve ka njoftuar se po punon fort që ky krijim të jetë në nivelin e duhur artistik. “Po kënga do të jetë e plotësuar edhe me klip. Javën e ardhme filloj me xhirimet e klipit për ët cilin do të bashkëpunoj me ‘Max Producion’”. Për më tepër këngëtarja ka theksuar se gjatë këtij viti ka plane të mëdha përmes së cilave do të jetë më aktive në skenë. “Do të ketë shumë këngë e projekte të reja nga unë për këtë vit. Por për këto do të flasim kur të vijë koha”. Këngëtarja këtë vit mbush 20 vjet jetë në skenë. E ndonëse dy dekada punë e suksese nuk mund të anashkalohen, këngëtarja ka në plan të shënojë këtë ditë. “Sigurisht që do ta shënoj 20 vjetorin e karrierës sime. Por që tani për tani ende nuk kam vendosur si do ta festoj këtë ditë”. “Kanë qenë vite me plot bukuri e sakrificë. Janë gjithë ato vjet dhe normal që duhet shumë punë, shumë mund e shumë vullnet. Por nuk mund të mohoj që këto 20 vjet në skenë janë vjetët më të bukura të jetës sime”, ka shtuar ajo. Pyetjes se a premton që edhe 20 vjet tjera ajo do të jetë e freskët dhe pranë publiku, këngëtarja me buzëqeshje është përgjigjur. “Jo vetëm edhe 20 tjera por edhe 40 do të jem me publikun. Vetëm shpresoj që Zoti të më falë shëndetin e unë punën nuk do e ndali kurrë”.