Ka sjellë përmes rrjeteve sociale albumin më të ri fotografik. E përveç fotografive që e sjellin mahnitshme, Miriam Cani ka treguar se është duke punuar fort edhe rreth projekteve të reja artistike. Ajo u zbulua si këngëtare në Gjermani, në një spektakël për zgjedhjen e talenteve. Dhe aty nisi rrugëtimin i saj në këtë art. Miriam Cani përmes grupit ‘Preluders’ është prezantuar pikërisht në spektaklin “Gjermania Kërkon një yll”, ku ka arritur të bëhet menjëherë e njohur dhe e dashur në Gjermani. Por, duket se më shumë se vetë dashuria për këngën, ishte dashuria ndaj Alban Skenderajit ajo që e riktheu në Shqipëri. Këngëtarja ka disa vite që jeton në kryeqytetin shqiptar, ndërsa angazhimet e saj përveç këngës janë shtrirë edhe në botën e modelimit.
Të paktën këtë të lë të kuptohet vetë prezenca e këngëtares nëpër reklama të firmave të njohura në Tiranë. E cilësuar si ‘vajza e artë’ nga një revistë shqiptare, Cani duket e mrekullueshme. Edhe më të veçantë e bëjnë fotot e reja që këngëtarja sjell së fundmi përmes profilit të saj në Facebook. Por prapë dashuria për Albanin është ajo që e mban fort dhe shpesh ajo këtë dashuri e ka paraqitur edhe përmes thënieve të autorëve të mëdhenj botërorë.
Këngëtarja po kaq aktive sa edhe në botën e reklamës apo rrjeteve sociale, po shfrytezon kohën e saj edhe në krijimin e këngëve të reja. Ajo, thuhet se shpejt do të vijë me një tjetër këngë të re, e cila po punohet me dashurinë më të madhe nga çifti këngëtar Alban Skenderaj e Miriam Cani.