Festat duhet të jenë më të dashura për këngëtarët. E kjo jo për arsyen se shumica e tyre angazhohen në profesionin për të cilin thonë se e duan shumë, por për faktin se fitojnë miliona para. Një fotografi e publikuar nëpër rrjete sociale ka treguar më së miri përfitimet që këngëtaret kanë në kohë festash.
Në foto shihet këngëtarja Albërie Hadërgjonaj, ndërsa përmbi tavolinën përballë ka para që rrallë të kap syri. Ne sfond të kësaj fotografie është shkruar se parat që ndodhen tek tavolina, e të cilat numërohen nga dy burra janë vetëm bakshishi që këngëtarja mori gjatë një koncerti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në përvjetorin e pavarësisë së Kosovës.