Këngëtarja kosovare me famë botërore duket se do të vijë me një këngë të re në shqip.
Rita Ora ka lajmëruar fansat e saj nëpërmjet një postimi në “Facebook” se shumë shpejt ajo do të vizitojë Kosovën dhe do të lançojë këngën e saj të re.
Kjo do të jetë kënga e parë, e cila do të ketë tekstin në shqip. “Guess who will be making an albanian song anytime soon?? Guess who will come back in Kosovo anytime soon?? Prishtinë, Rita po t’vjen bre!!!! Hehe LOL (Gjeni se kush do të vijë me një këngë në gjuhën shqipe së shpejti? Gjeni se kush do të vijë në Kosovë së shpejti? Prishtinë, Rita pot vjen bre!!!)”, ka shkruar këngëtarja përmes profilit zyrtar në “Facebook”.
Në 2012 Rita ka hedhur në tregun muzikor këngën “Shine ya light”, videoklipi i secilës është xhiruar në Kosovë.
Rita Ora, Kënga E Parë Në Shqip
Typografi
- Me tvogla Tvogla Mesme Medha Me tmdha
- Standart Helvetica Segoe Georgia Times
- Modus leximi