Nuk është as i ri dhe as i papritur botimi i librit “Roma fliste shqip”, i studiuesit Fahri Xharra. Nuk kemi të bëjmë, natyrisht me një botim të mëparshëm të këtij libri, por ai vjen si vazhdë e një pune kolosale të këtij autori, i cili ka botuar katër libra e qindra artikuj shkencorë që studjojnë gjenezën më të hershme të popullit tone shqiptar. Prandaj e cilësoj se nuk është as i papritur ky libër me titullin tejet intrigues, dhe të jep idenë se nuk është i ri.
Libri “Roma fliste shqip”, aq sa i thjeshtë është si titull, po aq i ndërlikuar e kompleks është në përmbajtjen e tij. Ky libër është i ndarë në dy pjesë ku pjesa e parë kompozohet me disa shkrime të studjuesve shqiptarë dhe të huaj, shkrime që e fusin lexuesin në faqet e mëpastajme të këtij libri të jashtëzakonshëm. Pjesa e dytë, që përbën volumin kryesor të librit është krijimtaria e vetë autorit, studjuesit Fahri Xharra. Një parathënie e autorit paraprin brendinë por edhe qëllimin e këtij libri të ri. Në pamje të parë duket sikur shkrimet e autorëve të tjerë që janë futur në librin “Roma fliste shqip”, do ta zbehin krijimtarinë e autorit Fahri Xharra. Por bumerangu njihet për vetitë e tij, ndërsjelljen, e pra, këto shkrime vetëm se janë paradhoma që ftojnë lexuesit për të vizituar dhomat e shumta të “pallatit pellazg” që Fahri Xharra i prezanton në pjesën e dytë.
Libri “Roma fliste shqip”, patjetër që do të ketë atmosferën e pritshme që çdo botim i ri krijon te lexuesit. Vetë titulli është shumë i guximshëm, por jo i rrezikshëm. Ky libër, madje nuk është as aventurë, sepse nuk është një roman. Është një libër i mirfilltë që mëton të vendosë në vendet e veta teoritë e ndryshme mbi botën pellazge qysh në krijimet e saj. I vendosur gjer në fund, i armatosur gjer në maksimumin e mundshëm me dijet e shumta mbi studimet që i takojnë pellazgëve, autori Fahri Xharra, në librin e tij voluminoz “Roma fliste shqip”, argumenton me baza shkencore, pa i rënë në qafë kërkujt, asnjë kombi, teorinë e shpërndarjes së pellazgëve në shumë pjesë të Europës dhe teorinë e rrjedhave të shumë gjuhëve europiane nga gjuha pellazgjishte Patjetër që libri do ngjalli habi, e në mos më tepër se fenomeni “habi”.
Por le të kthehemi te libri i studjuesit shqiptar Fahri Xharra. Është një libër i cili duhet të trondisë botën shkencore, të paktën shqiptare. Vetë autori ka shumë pasazhe në librin “Roma fliste shqip” ku kritikon pikërisht ato studjues dhe institucione shqiptare që nuk e trajtojnë problemin e pellazgëve me seriozitetin e duhur.
Fahri Xharra, shkruan se ai jep pellazgëve ato që i takojnë pellazgëve, asgjë më tepër. Ai nuk do që të mohojë ato veti që kanë popujt e tjerë, por ai mëton dhe deklaron me forcë, pikërisht difektet që ndodhin në shkrimet e disa autorëve të ndryshëm. Është Fahri Xharra, që në mënyrë shkencore e trajton problemin e gjenezës së shqiptarve në zinxhirin pellazg-ilir-arbër në mënyrë gobaliste, duke e paraqitur historinë e trojeve shqiptare dhe jetës së shqiptarëve në përputhje me paganizmin e përgjithshëm. Duke mos harruar dy autorët shqiptarë, Spiro Kondon dhe Dhimitër Pilikën, të cilët e kanë trajtuar problemin pellazg në hollësi, Fahri Xharra kalon nëpër librat dhe studimet e shumë autorëve, duke e kthyer librin “Roma fliste shqip” në një bibliotekë magjepsëse, ku çdo i interesuar e ka për më kollaj të orientohet në labirinthet e historisë të vërtetë apo të deformuar. Fahri Xharra, i tregon mirë e bukur hyrjet dhe daljet nga këto labirinthe. Në kapitujt e ndryshëm të këtij libri, lexuesi do të ndeshet me fakte që vërtetojnë shkencërisht formimet e qyteteve, të popullsive, të gjuhëve e kategorive të tjera të jetës sociale dhe kulturore të popujve të ndryshëm europianë, që nga jugu europian e deri në tokat britanike.
Eshtë interesante mënyra se si studjuesi Fahri Xharra, argumenton krijimin e qyteteve “Alba” kryq e tërthorë Europës, e më tej. Por mjafton të sillen si shembull qytetet “ Alba” dhe “Asti” në Piemonte të Italisë, që kanë gjasa të jenë themeluar nga ilirë. Fahri Xharra, krejt i përqëndruar në kontinentin italian, është i sinqertë dhe shumë korrekt, duke mos u përhapur nëpër tokat greke dhe as në toka të tjera që me kalimin e kohës u sllavizuan. Eshtë një veçori e studjuesit të saktë. Në librin e Fahri Xharrës ndeshesh me shumë tema që lëvizin nëpër shekuj para lindjes së Krishtit e si të tilla, paraqesin rrezikun e saktësisë. Por autori i ka dalë përpara këtij rreziku me anë të paraqitjes së referencave, librave dhe studimeve ku është bazuar. Këto referenca ai i ka shfrytëzuar me rregulla të qarta sa që të bëjnë të mendosh se ai është bazuar në teorinë e alogaritmeve. Por edhe paraqitja tejet e pasur me foto dhe ilustrime të shumta për çdo temë që ai trajton në librin “Roma fliste shqip”, e bën librin dhe idetë e shtjelluara në të, më të besueshëm.
Libri “Roma fliste shqip”, nëpërmjet fakteve të shumta që ka të sistemuara në faqet e tij kthehet në “ Tabelën e Mendeljevit” për elementet që ka bota pellazge dhe ilire. Me shumë vlera janë punimet që Fahri Xharra ka sjellë në libër mbi studimet e autorëve të ndryshëm si ai i gjermanit Helmut Stumfohl, et,.
Autori Fahri Xharra, edhe këtë mundësi e ka parashikuar duke dhënë shembuj me emra të disa studjuesve shqiptarë që e kanë anashkaluar seriozitetin e disa studjuesve mbi pellazgët. Nё librin qё kemi pёrpara duarve, do tё gjejmё Korsikёn e çuditshme, Sardenjёn e largёt dhe njёkohёsisht tё afёrt, Sicilinё aq tё njohur e pçastaj me radhё, Kalabrinё, Pulian, Veneton, Lombardinё e pothuaj tё gjitha rajonet e Italisё sё sotme. Do tё gjejmё gurёt ciklopikё dhe njerёzit me leshra tё verdha e me sy bojqielli, do tё gjejmё veshjet çuditёrisht tё ngjashme ndёr shekuj, etj.
Autori Fahri Xhara ёshtё i bindur se:” Se sa do të kemi sukses nuk di, por e jona është që ta themi të vërtetën. Kemi fakte, kemi prova na duhet vetëm guximi që me ato që i kemi në duart tona t`i japim një kahje tjetër historisë sonë të lashtë. E di dhe jam i vetdijshëm që do të ketë rezistencë, kundërshti por nuk po ndalemi dhe po vazhdojmë.”
Libri “Roma fliste shqip” është kontribut i vyer në shkencat shqiptare dhe më gjërë.
Fatmir Minguli, Durrës
Doli nga shtypi libri i Fahri Xharrës “Roma fliste shqip “
Typografi
- Me tvogla Tvogla Mesme Medha Me tmdha
- Standart Helvetica Segoe Georgia Times
- Modus leximi