Ne të gjithë duam më të mirën për fëmijët tonë. Ne duam që ata të jetojnë gjatë dhe të lumtur, por fatkeqësisht, një garanti e tillë nuk ekziston.
Këtu janë gjashtë mësime të cilat duhet t’ua mësoni:
“Potenciali yt është i pakufizuar’’
Vizionet e mëdha dhe qëllimet ambicioze ju bëjnë të punoni më shumë dhe në fund ju bëjnë të arrini më shumë në jetë. Nëse keni ngecur duke besuar se jeni të pavlefshëm për nivele të caktuara të suksesit, ose se është e pamundur të ndiqni ëndërrat tuaja, ky bëhet një besim vetë-përmbushës. Mësojuni fëmijëve tuaj se ata mund të bëjnë gjithçka nëse punojnë mjaftueshëm.
{loadposition ababy}
“Dështimi është në rregull”
Një studim nga një grup i studiuesve francezë sygjeron se nëse ju thoni fëmijëve se është në rregull nëse dështojnë i ndihmon ata të performojnë më mirë. Dështimi është një pjesë themelore e ndërmarrjes. Për fillestarët, shumica e njerëzve dështojnë, dhe tejkalimi i atij dështimi është i nevojshëm për fillimin e rrugëtimit të tyre të radhës.
Nëse frikësoheni nga dështimi, nuk duhet të përfshiheni fare në ndërmarrje të atij lloj. Fatkeqësisht, në kulturen tonë është ajo e cila njyllos dështimin, duke e quajtur atë shenjë të padenjësisë. Por në vend të kësaj, tregojuni fëmijëve se dështimi është vetëm një mësim, një përvojë e cila mund t’i dërgojë edhe më larg në jetë.
“Idetë tua kanë rëndësi’’
Sigurisht, ju duhet të keni një ide të mirë para se të nisni punen tuaj, por ju gjithashtu duhet të keni ide për t’a ndihmuar të rritet dhe të adresoni probleme dhe rrethana sfiduese. Idetë janë të vështira për t’u imponuar, veçanërisht nëse nuk jeni mësuar me to. Mësojuni fëmijëve se idetë e tyre kanë rëndësi, dhe dëgjoni idetë e tyre me përplot vëmendje dhe interes, do i bëjë ata më rehat dhe më me vetëbesim në shpjegimin dhe ekzekutimin e tyre.
“Jeta është e vështirë për t’u parashikuar’’
Nëse iu mësoni fëmijëve se jeta është e paparashikueshme i ndihmon ata të shmangin fokusimin e shumtë në një ide ose në një rrugë. I ndihmon ata të krijojnë aftësi të përshtatjes dhe fleksibilitetit, të cilat janë themelore në ndërtimin e një jete të suksesshme.
“Vendimet e mira marrin kohë’’
Nganjëherë, vendimet janë të lehta dhe të dukshme, por nganjëherë, përgjigja është e paqartë. Sidoqoftë, ka mënyra të duhura dhe të gabuara për të marrë vendime. Në fëmijëri, fëmijët tuaj do të vendosin se cilën bluzë t’a veshin në shkollë, por nëse ua mësoni atyre vendimmarrjen e shëndetshme mund t’i bëjë ata të marrin vendime më të mira.
Ndihmoni fëmijët tuaj të kuptojnë dallimin në mes të instinkteve dhe informacioneve objektive dhe mësoni se si të shohin përparësitë dhe mangësitë e çdo opsioni. Ajo njohuri do i ndihmojë në zona të ndryshme.
“Dëgjimi është i rëndësishëm’’
Dëgjimi është aftësia më e rëndësishme e komunikimit të cilën fëmija juaj mund t’a posedojë. Përmes dëgjimit, ata do të jenë në gjendje të formojnë shoqëri dhe miqësi më të mira dhe do të komunikojnë në mënyrë më efikase; ata do të shihen me më shumë respekt dhe do të zhvillojnë një mirëkuptim më të mirë me atë se çfarë ju intereson të tjerëve.
Është e vështirë të mësoni ‘’dëgjimin’’ si një shkathtësi, por njëra prej gjërave më të mira për të bërë është të tregoni se në jetën tuaj ju jeni dëgjues aktiv, duke udhëhequr sipas shembullit.{loadmodule mod_anycode,Reklama}