Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) ,kanë përgatitur publikimin “Statistikat e Arsimit 2018/2019”.
Ky publikim ofron informata statistikore për parashkollorë, arsimin fillor dhe të mesëm të ulët, arsimin e mesëm të lartë, arsimin special, si dhe informata statistikore për arsimin universitar për sektorin publik dhe privat.
Sipas rezultateve të dala nga ky publikim del se numri i fëmijëve në çerdhe dhe parashkollorë ishte 32,529, prej tyre në sektorin publik 26,595 fëmijë ose 81.8% ndërsa në sektorin privat 5,934 fëmijë ose 18.2%.
Numri i nxënësve në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët ishte 243,177, prej tyre në sektorin publik ishin 238,401 ose 98.0%, ndërsa në sektorin privat 4,776 ose 1.6%.Numri i nxënësve në arsimin e mesëm të lartë ishte 85,789, prej tyre në sektorin publik 82,581 ose 97%, ndërsa në sektorin privat ishin 3,208 nxënës ose 5.5%.
Ndërsa numri i përgjithshëm i nxënësve në arsimin special ishte 365 nxënës.
Numri i përgjithshëm i studentëve në arsimin universitar ishte 104,606 , prej tyre në universitetet publike 68,590 studentë, ose shprehur në përqindje 65.6%, ndërsa në kolegjet private ishte 36,016 studentë, ose 34.4%.
Statistikat e Arsimit në Kosovë 2018/2019
Typografi
- Me tvogla Tvogla Mesme Medha Me tmdha
- Standart Helvetica Segoe Georgia Times
- Modus leximi