Qendra e fshatit Fierzë të Pejës është bërë me infrastrukturë të re. Trotuaret, gjelbërimi dhe ndriçimi publik kanë hijeshuar fshatin.
Në kuadër të projekteve bashkëpunimi mes Komunës së Pejës dhe DEMOS-it, janë duke u kryer punimet tani në Fshatin Fierzë, përkatësisht rregullimi i hapësirave publike pranë ambulancës së fshatit. Ky projekt parasheh që përmes investimit në trotuare, gjelbërim e ndriçim publik të ngrihet cilësia dhe të përmirësohet jeta e secilit qytetar.
Investimi është me participim 50 për qind Komuna e Pejës dhe 50 për qind Helvetas - Swiss Intercooperation dhe DEMOS- Decentralisation and Municipal Support”, thuhet në publikimin e Komunës. Informacionet e investorëve janë marrë nga “Kohën Ditore”)