Anmelden Registrieren

Identifikimi

Perdorni menyrat e tjera per identifikim
Apo ientifikohuni mes Gjirollogaris
Me kujto

Krijo nje gjirollogari

Rradhet me nje (*) jane te domososhme.
Emri (*)
Email (*)
Konfirmo email (*)
Fjala Kaluese (*)
Konfirmo fjalen kaluese (*)
Captcha (*)
13
Sht, Sht
0 Artikuj

Typografi
  • Me tvogla Tvogla Mesme Medha Me tmdha
  • Standart Helvetica Segoe Georgia Times

Sot në orët e mengjesit Kosova humb Aktorin dhe Aktivistin e madh Adem Mikullovcin!!

Lajmin e ka bërë të ditur gruaja e të ndjerit, Lumnije Mikullovci.

 

Adem Mikullovci (u lind në vitin 1939 - 2020 në Vushtrri, Kosovë ) bënë pjesë në plejadën e aktorëve të ish-Teatrit Popullor Krahinor i Kosovës ( tashmë Teatrit Kombëtar i Kosovës ).

Pas ndërprerjes së studimeve në Akademinë për Teatër dhe Film në Beograd në vitin 1968 kthehet në Prishtinë dhe fillon punën në teatër.

Prej atij viti (1968) e deri në korrik të vitit 1990, Adem Mikullovci bëri një karierë me 45 role kryesore si dhe rreth 70 role të dyta në shfaqje teatrore. Rolet më të dalluara i realizoi në shfaqjet: "Duke pritur Godonë","Po shkoj për gjah", "Njeriu që pa vdekjen me sy", "Dashuria", "Hotel Kashta" me rekord shikueshmërie (me nga dy shfaqje në ditë), "Fundi i botës", "Miza në vesh", "Erveheja" etj.

Mikullovci gjithashtu ishte regjisor i disa shfaqjeve në teatër, si: "Pas vdekjës"(Çajupi), "Mosha e bardhë"(D.Agolli), "Dan Shejtani", "Engjulli i stacionit", monodrama "Bihorasit"(dramatizim i veprës së autorit Q.Sijariq), "Ti mos u përziej", komedia "Shtrati", stend up komedia "Përgjuesi" etj.

Në vitin 2017, zgjedhjet e 11 Qershorit, ai u zgjodh si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Në vitin 1990 ishte në mesin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës të cilët shpallën Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut.