Nga Kosova në drejtim të Malit të Zi për në Rozhajë, ishin nisur 60 refugjatë dhe gjatë kësaj kohe mbi ta filluan të shtëna me mitraloz. Dëshmitarët ende i kujtojnë ngjarjet tmerruese të 18 Prillit 1999, kur gjashtë shqiptar nga Fierza ish (Novosella e Pejës), u masakruan në vijën kufitare me Malin e Zi.
Krimi ka ndodhur në fshatin Husaj, zona kufitare mes Malit të Zi dhe Kosovës.
Pesë persona nga familja Brahimaj u vranë në këtë fshat. Halil Brahimaj ishte goditur në këmbë nga plumbat dhe më pas, mezi kishte arritur të arratisej nga vendi i ngjarjes për në malet e Kosovës perëndimore.
Trupat e vdekur ishin larguar me kamion për në Novosellë të Pejës, në Kosovë, ku dhe u varrosën në një varrezë masive nga punëtorët e shërbimit komunal në orët e hershme të mëngjesit.
Pastaj familjet nxorën trupat nga varreza masive dhe i rivarrosën ato siç duhej. Nemka Brahimaj, Rexhep Brahimaj, Mursel Brahimaj, Sherif Brahimaj, Milazim Pelaj dhe Labinot Kastrati.
12 ish-oficerë dhe rezervistë nga ushtria Jugosllave, të akuzuar për këtë krim, u morën në pyetje për herë të parë me 22 Shkurt 2007.
Prokurori i shtetit malazez ka akuzuar Brigadën e Tretë të Batalionit të Parë, të ushtrisë Jugosllave për përgjegjësi për krimin në Husaj. Ky batalion kryesisht ka përfshirë rezervistë nga veriu i Malit të Zi, ku janë të koncentruar Serb etnik.
Milladin Joksimoviq, ish parlamentar i Partisë Demokratike Serbe në parlament që në atë kohë ishte gjykatës hetues, tha që një oficer i lartë i ushtrisë, Radosav Tadiq, dhe ish shefi i dytë i stafit të ushtrisë, Jagos Stevanoviq kanë qenë të përfshirë në hetimet ushtarake, mirëpo janë transferuar për në Serbi pas 1999.