Typografi
  • Me tvogla Tvogla Mesme Medha Me tmdha
  • Standart Helvetica Segoe Georgia Times

Në shumë receta, shpendët duhet të pastrohen me ujë para gatimit. Jo vetëm që është e panevojshme por edhe e rrezikshme, paralajmëron Shërbimi Shëndetësor Kombëtar i Mbretërisë së Bashkuar.

Kundër bakterieve?

Bakteriet infektive të tilla si Campylobacter në mishin e pulave të papërpunuara nuk mund të shpërlahen me ujë të ftohtë apo të ngrohtë.

Pse shpërlarja/pastrimi është i/e rrezikshme?

Përderisa përgadisim mishin e shpendëve që kemi shpërlarë/pastruar, përzierja e yndyrës me ujë bën të mundur që mikrobet që përmban mishi të përhapen deri ne 50 cm në ajër pa u dëmtuar dhe me këtë përhapen në ambientin jetësor më tepër se nga mishi që nuk është i shpërlarë/pastruar.