Sonte por edhe netët tjera, në Fierzë organizohen lojëra miqësore mes Fierzakëve dhe Fshatrave përreth!
Poçëse nuk e kemi cekur deri më tani, në Fierzë pos fushës së futbollit, Fierzakët posedojnë dhe një fushë brenda mureve "hallë" për të treguar dashurin dhe talentin e tyre në futball.
E veçant është kjo natë pasiqë në Fierzë marrin pjese dhe ish Lojtarë nga KF Drini të cilët kanë migruar në vende të ndryshme të Europës, vizita e tyre pas shumë kohësh tregon karakterin e lartë të futbollit ne vend dhe rëndësin e pjesmarrjes në sport.
Fierzakët me sport u inkuadruan qysh nga viti 1974 me formimin e klubit të futbollit të njohur RUSOLIA e cilla korri suksese të mëdha në lojra lokale dhe rajonale, ky klub ekzistoj deri në vitet 1989.
Nga viti 1999/2000 Fierzakët filluan sërish me formimin e një klubi futbollistik të ri i cili njihet tani si "KFDrini i Bardhë" ndërkohë posedojn dhe stadionin i cili përfundoj ndërtimin final në vjeshtë të viti 2020
Edhe pse punimet në stadion kishin filluar qysh në vitin 2016, përfundimi i tijë total mori 4 vite kohë, por si thot fjalë e vjetër popullore " më mirë vonë. se kurr"
Urojmë për të ardhmen KF Drini arritje të sukseshme në sfidat e futbollit që e presin në të ardhmen!