Duke u bazuar në terrenin në të cilin shtrihet Fierza ka burime të mëdha tërheqëse dhe interesante turistike të cilat mund të vizitohen nga adhuruesit e natyrës, si dhe hulumtuesit e interesuar për gjurmë të së kaluarës. Duke u shtrirë në mes të rrjedhës së lumenjve Drini i bardhë, Fierza ofron një sipërfaqe mundësish për peshkatari të llojeve fisnike të peshqve të ujërave të ëmbla veçanarishtë Troftës, ndërsa adhuruesve të aventurave të sporteve dimërore dhe verore do t’u ndalet fryma nga bukuritë e Shkrepave,ujëvarave dhe terreneve të përshtatshme për skijim. Familjet me fëmijë dhe të hareshmit të padurueshëm për shijimin e levizjes nën flladin që ju dhuron natyra e këtyre anëve për pushim ideal në brigjet e freskëta të lumenjve në ditët e nxehta të verës.
Hapësira e Fierzës në përgjithësi është e mbuluar me male dhe maja të pasura me pyje gjetheramëse dhe gjethembajtëse, të cilat në vete fshehin pasuri të paparë për gjuetar dhe për grumbullues të bimëve mjekuese. Fierza është e pasur me kushte të cilat ofrojnë mundësi për zhvillimin e turizmit poashtu të gjuetisë. Rezervat më të njohura të Shtazëve janë në Rezervatin e Rusolisë si: Gjahu i lartë:Ariu,Kaprolli, Derri, Dhelpra,Cjapi i egër, Rrëqebulli, Kunalja e artë, Kunalja e bardhë etj. Gjahu i ultë : Lepuri , Thëllëza, Fazani, Pula e egër, Gjeli i pyjeve etj.
Bimët mjekuese që gjinden në alpet shqiptare janë:( antarioni-hypericum perforatum; lulja e gjehnetit– thymus serpyllum; “Pustikara”- dignalis feruginea; mjekra e dhisë -Aruncus silvestris kost.; lule boronica, lule aguliqe, lule kamamili etj.) dhe prodhimet malore ,(boronica , dredhëza, mjedra, këpurdha , manaferra, thana, lajthia etj)