Kënga e shumëpritur nga Sabri Fejzullahu dhe Morena Tarakut është publikuar më në fund.
Titulli i këngës ishte ‘Dashni’ për të cilën është përgaditur dhe video në youtube.
Pritja ishte aq e madhe saqë jemi shumë të zhgenjyer me ta, Në kunërshtim me Sabriun, Morena paraqitet me një zë amateri dhe sipas mendimit tim edhe pse shumë e mirëpritur, gjithsesi nuk do të bëjë bujë të madhe ne publik.
Thjesht zhëndrret e muzikës janë poashtu si dhe përsonazhet në kundërshtim me njëri tjetrin.
Kënga e fundit e Tarakut ishte ‘Femnat’ . Kurse Sabri Fejzullahu publikojë këngën ‘Urime shpirti jem’
Jonida Maliqi u shpall fituese e festavilit të 57 në RTSH me këngën “Ktheju tokës” me muzikë dhe poezi të Eriona Rushitit. që u shperblye me 228 pikë nga juria.
“Nuk e besoj dot! Falenderoj ata që e krijuan këtë këngë!”- tha nen emocione ajo.
Vendi dytë shkoi për Ledia Lufi dhe i treti për Eranda Libohovën.
Ndërkaq Marko Strazimiri dhe Imbro ishin fitues të çmimit të të rinjve, ndërsa çmimi medial ishte për Eranda Libohovën.
Këngëtari Sabri Fejzullahu ka publikuar videoklipin e tij më të ri me titull "Ti Po Shkon", këngë të cilës ja ka bashkangjitur edhe videoklipin.
Muzika dhe orkestrimi janë bërë nga Virusi, teksti nga Fatmir Muja kurse për videoklipin u përkujdes EMF Creative.
Kënga është baladë e cila trajton një temë ndarjeje. Ky është projekti i tij i fundit për këtë sezon veror pas angazhimeve të shumta që ai ka pas në ahengje, koncerte dhe dasma të ndryshme gjatë sezonës 2014
Neki Emra dhe Leonora Jakupi kanë publikuar videoklipin e tyre “Çift ty dua të kem”. Promovimin e projektit më të ri Emra e bëri në emisionin “Express Summer” të KTV-së, për të cilin ai ka treguar detajet e bashkëpunimit me Leonorën.
Zëri më i ëmbël i skenës muzikore shqipe, pa dyshim që i takon këngëtarit Ramadan Krasniqi-Dani. Në një intervistë, Dani ka folur për projektet, sportin e preferuar dhe për shumë gjëra të tjera
Është cilësuar si ‘Pavarotti i Kosovës’ nga e madhja Nexhime Pagarusha dhe këtë epitet këngëtari Ramadan Krasniqi-Dani e ka merituar pasi që një kohë të gjatë ai ia ka shtuar muzikës së mirëfilltë shqipe. Në një intervistë, Dani ka zbuluar se është duke punuar në disa projekte të reja, për të cilat nuk jep shumë detaje pasi që dëshiron që t’i lë si befasi për të gjithë simpatizuesit e tij.
Qe tridhjetë vite që cilësohet si bilbili i skenës muzikore dhe këtë epitet Remize Osmani do ta gëzojë edhe për një kohë të gjatë, pasi që ajo do të sjellë në treg një album dhe një baladë. Në një bisedë, Remzia flet për projektet, angazhimet.
Dy muaj më parë publikoj këngën ‘Edhe një natë pa ty’ dhe që nga ajo kohë Remzie Osmani është shumë e angazhuar nëpër koncerte dhe dasma të ndryshme anë e kënd trojeve shqiptare. Ky angazhim i saj ka bërë edhe që Remzia të mos dalë ende me një projekt të ri muzikor, por pas përfundimit të sezonës verore ajo premton që të vijë me një album të ri në bashkëpunim me vëllain e saj, Nexhat Osmanin.
Mc Kresha, së fundi ka punuar albumin e tij me 12 këngë me titullin “Emciklopedi” dhe i cili do të publikohet deri me datën 25 prill, albumin mund ta bleni nga portalet e njohura siç janël: iTunes, Amazone etj.
Edhe pse ende po shijon suksesin këngës më të re “Nuk prish punë’,
Arta Bajrami ka bërë të ditur se tashmë i është futur punës, që në treg të arrijë me një projekt të ri. Ndër të tjera këngëtarja ka shpalosur edhe shumëçka rreth planeve që ajo ka për këtë sezon verorë.
Grupi nga Peja NRG Band i cili çdoherë sjell këngë të devotshme për ndëgjuesit, na njoftojn për përgaditjen e këngëve të reja, që do të publikohen së shpejti.
Ylli i muzikës Sinana Vllasaliu, ka shtrirë angazhimin artistik nëpër mbrëmje të ndryshme muzikore. E veç prezantimeve të shumta në netët ‘e gjalla’, Sinan Vllasaliu së fundmi ka njoftuar se është në përfundim të realizimit të këngës muzikor.të titulluar SHKAKTARE
Këngëtari ferizajas, Xhela, tashmë ka publikuar edhe albumin e tij të radhës, por këtë herë ai për të gjithë dashamirët e këngës së tij ka sjellë 15 këngë të vjetra qytetare. Me një vokal të ngrohtë, Xhela tashmë ka arritur që publikut shqiptar, t'i dhurojë ngrohtësinë e këngës autoktone.
Këngëtarja e njohur Remzie Osmani, këtë herë vjen me një projekt tepër ndryshe, e këtu ka vendosur të bëjë ndryshime, të cilat dallohen edhe në foton e postuar në facebook.
Me rastin e 15 vjetorit të Betejës së Koshares, është publikuar kënga me videoklip e titulluar "N'kufi të Vjetër".
Bëhet fjalë për një projekt audio-vizual, i cili është realizuar në shenjë të 15 vjetorit të Betejës së Kosharës. Videoklipi i këngës është publikuar më 9 prill në RTK, pikërisht me rastin e 15 vjetorit të heqjes së kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Reperi nga Shqipëria, Gerald Xhari, i njohur si Big Basta, i cili gëzon një popullaritet shumë të madh si në Shqipëri e po ashtu edhe në Kosovë, ka rrëfyer, shumë gjëra nga jeta e tij.
Ai ekskluzivisht për Kosovapress ka pranuar se është në ndërtimit e radios së parë hip hop në Shqipëri si dhe nga të parat cilësore në ballkan.
Leonora Jakupi ka publikuar videoklipin e saj të ri, të këngës së titulluar "Vajza e Kojshisë".
Kënga është e zhanrit baladë dhe është pregaditur me mjeshtri nga Armend Rexhepagiqi & Aida Baraku, me tinguj nga Arbër Gjikollit (BigBangBeats), ndërsa për kitarën u përkujdes Astrit Stafa.
Kënga trajton një temë e cila flet për një vajzë të buzëqeshur në publik e cila përmban probleme personale por që i mban fsheht nga publiku.
Leonora si gjithmonë me shumë sharm e një bukuri të pakontestueshme, ka sjellë videoklipin e saj të ri. Videoklipi i këngës që ka potencial të shndërrohet në hit, është punuar nga MAX Production.
Gena publikon Klipin e kenges me videoklip meseproducentëve Zzap & Chriss . Kënga titullohet "Duhet" dhe vjen si bashkëpunim i yllit të muzikës pop-folk dhe producentëve të shumë hiteve. Ky projekt është punuar në muzikë të producentëve, tekst të Rozana Radit. Videoklipin e ka punuar VissoundMedia dhe bëhet fjalë për një klip mjaft cilësor. Zzap & Chriss janë prej producentëve më të njohur e më të respektuar në vendin tonë, pasi janë krijues të hiteve "Fenix", "E Nxonme", "N'Prishtine" dhe shumë këngë të tjera.
Ndonëse e re në moshë ajo e ka filluar karrierën e saj muzikore. Arilena, fituesja e edicionit të dytë të “X-Factor” është shprehur në “Pink Report”, rreth klipit të saj të parë “Aeroplan”, i cili kishte adhurim të madh nga publiku. Ja çfarë rrëfen Arilena sa i përket “Aeroplanit Arilena”.
Këngëtari i njohur Festim Arifi, i njohur nga publiku dhe si Lyrical Son, ka treguar për gazetën Tribuna se së shpejti do të vijë në publik me një projekt të ri. Kënga do të titullohet ‘Shush’, ndërsa përveç këtij krijimi, Lyrical Son nuk ka hezituar të shpalosë edhe planet e mëdha e shumëçka që grupi ‘PINT’ do të sjellë në këtë sezonë.
Ritmet e tijë janë ato që çdo sezon e përcjellin një masë të madhe të rinisë në vendit tonë. Bëhet fjalë për Këngëtarin e njohur Festim Arifin apo Lyrical Son siç njihet në publik. I njohur për këngët e tekstet që gjithmonë i rrinë karshi gjendjes aktuale, Lyrical Son bën me dije se edhe kësaj radhe shumë shpjet në publik do të vijë me një këngë e cila ka për temë përditshmërinë e vendit.
Pasioni për muzikën që në fëmijëri tashmë e ka bërë një përson efikas të vërtetë. Edhe pse është vetëm 18 vjeçe, Enca Haxhia po dominon tregun muzikor me zërin dhe perfomancat e saj në skenë.
Enca rrëfen sfidën e saj të dytë në zhandrin e baladës me këngën “Ishim ne” me tekst të Olti Currit, e cila do të konkurrojë në “Top Fest” si dhe projektet e saj në vazhdimësi për dy klipe të cilat po i marrin mjaft kohë. Më poshtë gjatë intervistës, Enca tregon se baldat për të janë pjesë të shpirtit, edhe pse ajo e gjen vetën më mirë tek këngët ritmike.
Ka sjellë përmes rrjeteve sociale albumin më të ri fotografik. E përveç fotografive që e sjellin mahnitshme, Miriam Cani ka treguar se është duke punuar fort edhe rreth projekteve të reja artistike. Ajo u zbulua si këngëtare në Gjermani, në një spektakël për zgjedhjen e talenteve. Dhe aty nisi rrugëtimin i saj në këtë art. Miriam Cani përmes grupit ‘Preluders’ është prezantuar pikërisht në spektaklin “Gjermania Kërkon një yll”, ku ka arritur të bëhet menjëherë e njohur dhe e dashur në Gjermani. Por, duket se më shumë se vetë dashuria për këngën, ishte dashuria ndaj Alban Skenderajit ajo që e riktheu në Shqipëri. Këngëtarja ka disa vite që jeton në kryeqytetin shqiptar, ndërsa angazhimet e saj përveç këngës janë shtrirë edhe në botën e modelimit.
Gjersa është mjaftë e angazhuar me muziken, ajo ndërkohë është në pregaditje të baladës së saj më të re. Është kjo Arta Bajrami e cila pritet që brenda këtyre ditëve të publikojë videoklipin e saj të ri. Kjo këngë është punuar nga vëllai i saj Don Arbas në studion e ArbaSound, me muzikë nga Don Arbas dhe me tekstin nga Fatmir Muja. Kënga do të shoqërohet edhe me klip, një klip i cili pritej të publikohet në muajin janar por ndërkohë pas një vonese duket do të dalë në mars. Arsyeja se pse ndodhi e gjitha kjo është se klipi ishte planifikuar të punohej nga produksioni Imagine Film, ndërkohë që Arta nëpërmjet rrjetit të saj social në facebook na ka bërë të ditur se klipi po xhirohet nga produksioni Asha.
Fituesja e festivalit të këngës në RTSH, e cila do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision, ka shprehur optimizmin e saj se përmes muzikës do të arrijë t`i realizojë shumë gjëra. Hersiana Matmuja dhe kompozitori Genti Lako, kanë përfunduar në Greqi versionin final të këngës "Zemërimi i një nate".