Anmelden Registrieren

Identifikimi

Perdorni menyrat e tjera per identifikim
Apo ientifikohuni mes Gjirollogaris
Me kujto

Krijo nje gjirollogari

Rradhet me nje (*) jane te domososhme.
Emri (*)
Email (*)
Konfirmo email (*)
Fjala Kaluese (*)
Konfirmo fjalen kaluese (*)
Captcha (*)
22
Mer, Jan

Typografi
  • Me tvogla Tvogla Mesme Medha Me tmdha
  • Standart Helvetica Segoe Georgia Times

Qe tridhjetë vite që cilësohet si bilbili i skenës muzikore dhe këtë epitet Remize Osmani do ta gëzojë edhe për një kohë të gjatë, pasi që ajo do të sjellë në treg një album dhe një baladë. Në një bisedë, Remzia flet për projektet, angazhimet.

Dy muaj më parë publikoj këngën ‘Edhe një natë pa ty’ dhe që nga ajo kohë Remzie Osmani është shumë e angazhuar nëpër koncerte dhe dasma të ndryshme anë e kënd trojeve shqiptare. Ky angazhim i saj ka bërë edhe që Remzia të mos dalë ende me një projekt të ri muzikor, por pas përfundimit të sezonës verore ajo premton që të vijë me një album të ri në bashkëpunim me vëllain e saj, Nexhat Osmanin.

 

Remzia flet rreth idesë së këtij albumi. 

 

“Pas përfundimit të muajit gusht unë dhe Nexhati do të vijmë me një album të ri, por jemi në dilemë se a do ta bëjmë me këngë folklorike apo me këngë popullore”, ka thënë këngëtarja Osmani. Ajo po ashtu ka theksuar se në fund të vitit do të vijë me një baladë dhe shprehet e lumtur që nëpër koncertet e saj publiku i këndon bashkë me të gjitha baladat. “Në fund të vitit mendoj të vijë me një baladë. E di që kam bërë shumë balada dhe të gjitha janë hite. Kur po i këndoj në mbrëmje të ndryshme i gjithë publiku këndon me mua dhe kjo më motivon të këndoj përsëri balada”, ka theksuar Remzia. 

Në këtë periudhë të vitit, që nga fillimi i muajit korrik dhe deri me 24 gusht, Remzia është pjesëmarrëse nëpër mbrëmje muzikore, por në veçanti nëpër dasma dhe deri më tani i ka përfunduar 27 prej tyre pa asnjë korrektësi. “Jam shumë e angazhuar në mbrëmje në gjitha trojet ku flitet shqip, por më shumë jam aktive në dasma dhe deri më tani i kam mbaruar 27 dhe falë Zotit janë përfunduar pa ndonjë problem”, ka shtuar Remzia. 

We use cookies

We use cookies on our website. Some of them are essential for the operation of the site, while others help us to improve this site and the user experience (tracking cookies). You can decide for yourself whether you want to allow cookies or not. Please note that if you reject them, you may not be able to use all the functionalities of the site.